Momenti kur Vedat Muriqi kaloi lehtësisht Rudigerin dhe gjuajti fuqishëm

  • A.P /
  • 11 September 2022 - 15:34
Momenti kur Vedat Muriqi kaloi lehtësisht Rudigerin dhe gjuajti fuqishëm

Vedat Muriqi iu afrua golit ndaj Real Madridit, ende pa kaluar minuta e parë e ndeshjes.

Në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi dhe Mallorca janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në La Liga

Muriqi po vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm, derisa edhe në këtë ndeshje po luan nga minuta e parë.

Dhe, qysh në fillim të ndeshjes, sulmuesi kosovar ka rrezikuar portën e “Los Blancos”, mirëpo nuk ia doli ta dërgoj topin në rrjetë.

Sulmuesi shtatlartë iu shmang për mrekulli Antonio Rudigerit, por goditja e tij u prit nga portieri belg, Thibaut Courtois.

(Kosova Sot Online)