Reali e mposht Mallorcan

  • A.P /
  • 11 September 2022 - 16:25
Reali e mposht Mallorcan

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Mallorcas në kuadër të javës së pestë në La Liga.

Ishte minuta e 35-të kur Vedat Muriqi realizoi për 0:1, pas një asistimi nga Lee.

Por, në sekondat e fundit të pjesës së parë, Valverde me një gol të bukur nga distanca barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë, Real Madridi mori situatën nën kontroll.

Goli i përmbysjes së rezultatit erdhi në minutën e 73-të, kur realizoi Vinicius Junior.

Për shifrat 3:1 u përkujdes Rodrygo në minutën e 89-të.

Krejt në fund të ndeshjes Antonio Rudiger shënoi për epilogun e këtij takimi, Real Madrid 4, Mallorca 1.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e parë, kurse Mallorca mbetet e 13-ta me pesë pikë nga pesë ndeshje. 

(Kosova Sot Online)