
Drita fiton derbin ndaj Ballkanit

Drita ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 ndaj Ballkanit në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani që erdhi pas barazimit në Ligën e Konferencës ndaj Cluj, bëri tetë ndryshime në formacion.
Goli i parë erdhi në minutën e 35-të, kur Simonovski realizoi
Goli i dyfishimit të epërsisë u shënua në minutën e 59-të, kur Besnik Krasniqi realizoi nga penalltia.
Me këtë fitore, tani Drita shkon në kuotën e 11 pikëve në vendin e dytë, kurse Ballkani bie në vendin e tretë me nëntë pikë
(Kosova Sot Online)