Ronaldo mund të largohet

  • A.P /
  • 12 September 2022 - 15:21
Ronaldo mund të largohet

Manchester United raporton se dëshiron të mbajë Marcus Rashfordin pasi Cristiano Ronaldo mund të largohet.

Sipas “Manchester Evening News”, largimi i portugezit nga “Old Trafford” vitin e ardhshëm është i mundshëm

Kësisoj, “Djajtë e Kuq” synojnë të rinovojnë kontratën me Rashfordin, duke i ofruar atij kontratë afatgjate.

Ronaldo dhe Rashford janë në një situatë të ngjashme kontratash – kontratat e tyre janë të vlefshme deri në verën e vitit 2023 dhe përfshijnë opsionin për të zgjatur kontratat e tyre edhe për një sezon tjetër.

Manchester United thuhet se planifikon ta aktivizojë opsionin e tillë në kontratën e sulmuesit anglez, por nuk e kanë asnjë nxitim në rastin e 37-vjeçarit.

Zgjatja e marrëveshjes me pesë herë fituesin mund të bëhet vetëm me marrëveshje të ndërsjellë të palëve. 

(Kosova Sot Online)