Spanjolli 19-vjeçar fiton ‘US Open’, futet në histori si tenisti më i ri që triumfon në një ‘Grand Slam’

  • A.P /
  • 12 September 2022 - 15:36
Spanjolli 19-vjeçar fiton ‘US Open’, futet në histori si tenisti më i ri që triumfon në një ‘Grand Slam’

Tenisti 19-vjeçar spanjoll, Carlos Alcaraz është shpallur kampion në “US Open”, duke mundur në finale norvegjezin Kasper Rud.

Spanjolli bëri një lojë perfekte, duke mundur rivalin e tij me rezultatet 6-4, 2-6, 7-6 dhe 6-3, për të fituar turneun e parë “Grand Slam” në karrierën e tij.

Lotët nuk munguan nga Alcaraz, i cili kështu u bë tenisti më i ri që triumfon në një finale “Grand Slam” që nga bashkëkombësi i tij, Rafa Nadal në “French Open” në vitin 2005.

(Kosova Sot Online)