Nagelsmann para ndeshjes me Barcelonën: Do ta kemi të vështirë

  • A.P /
  • 12 September 2022 - 15:47
Nagelsmann para ndeshjes me Barcelonën: Do ta kemi të vështirë

Julian Nagelsmann është deklaruar në prag të ndeshjes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Bayern Munichit tha se katalunasit tani kanë një ekip krejtësisht ndryshe, pasi kanë transferuar disa futbollistë cilësorë 

“Sigurisht, unë e njoh mirë Barcelonën. Ata nënshkruan me disa lojtarë të mirë – për shembull Lewandowski. Tani është një ekip krejtësisht i ndryshëm në krahasim me atë që pamë në 3-4 ndeshjet e fundit me ne”, tha ai.

“Barcelona vepron në mënyrë agresive dhe në mbrojtje me një linjë të lartë, ata kanë mesfushorë si Gavi dhe Pedri. Ne kemi një lojë të vështirë përpara nesh”, shtoi Nagelsmann.

Tutje, trajneri i kampionëve të Gjermanisë foli rreth skuadrës së tij.

“Shumë pozicione janë vendosur tashmë. Luca Hernandez do të jetë në formacionin fillestar, por nuk e di se kush do të luajë pranë tij. Upamecano luante më shpesh kundër Lewandowskit dhe gjithmonë mbrohej mirë kundër tij. Por unë ende nuk e kam vendosur”, tha Nagelsmann.

Ndeshja mes Bayern Munichit dhe Barcelonës do të zhvillohet nesër, nga ora 21:00, në “Allianz Arena”. Kjo ndeshje i takon raundit të dytë në Grupin C.

Të dy skuadrat kanë regjistruar fitore në ndeshjet e para. Bayerni mposhti Interin në udhëtim, teksa Barcelona fitoi si vendase ndaj Viktoria Plzenit.

(Kosova Sot Online)