
Mullerit i ka mbetur hatri në Lewandowskin

Bayern Munich do ta presë në “Allianz Arena” Barcelonën në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Humbja 8:2 e para dy viteve është ende e freskët në kujtesën e katalonasve, e po ashtu edhe humbjet që i pësuan sezonin e kaluar, pikërisht në këtë fazë.
Por, tani Barcelona është përmirësuar dukshëm, madje ka në vete ish-yllin e Bayern Munichut, Robert Lewandowskin.
Thomas Muller ka folur për media para kësaj ndeshje. Ai dukej se ka ende hatërmbetje te sulmuesi polak.
“Kam një marrëdhënie të mirë me Lewandowskin, por ai nuk na tregoi për transferimin e tij dhe skuadrën që dëshiron të bashkohet. Dëgjuam nga shtypi se destinacioni i tij i ardhshëm është Barcelona. Ai nuk e diskutoi atë me ne më parë, dhe as unë nuk e bëra atë. Disa njerëz qëndrojnë në kontakt edhe pasi ndahen. Unë tashmë e kontaktova atë përmes WhatsApp pasi ai u transferua. Sigurisht, edhe pas shortit të UCL”, u shpreh Muller.
Tutje ai tha se do të luajnë lojën e tyre dhe nuk do të përqendrohen te Lewandowski.
“Për 10 ditët e kaluara, Mane më ka thënë me shaka të kem kujdes që të mos ia pasoj aksidentalisht topin Lewas. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë nesër dhe të mos përqendrohemi shumë te Lewa”, tha ai.
(Kosova Sot Online)