
Bad News Eagles fiton ndaj ECLOT

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles ka shënuar fitoren e parë në turneun Elisa Invitational Fall 2022.
BNE triumfoi 2:1 në map-a ndaj ekipit ECLOT, ndonëse e humbën mapin e parë.
Në Dust2, ECLOT triumfoi 16:13, kurse djemtë kosovarë barazuan shifrat në 16:6 në map-in e dytë
Në map-in final, Bad News Eagles triumfuan 16:13 për ta marr fitoren e parë.
Kur shifrat ishin 15:13, lojtari Sener1 arriti që i vetëm të eliminonte të pesë lojtarë kundërshtarë për ta fituar ndeshjen.
Dueli i radhës i tyre do të jetë nesër nga ora 19:00 ndaj Falcons në kuadër të ESL Challenger League.
(Kosova Sot Online)