
Skriniar do të bëhet lojtari më i paguar tek Interi

Sipas SportMediaset, mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar do të bëhet më i paguari në klub pas vazhdimit të kontratës me gjigantët e Serie A.
Kontrata e sllovakit skadon në verë, por Interi ka qenë në bisedime për një marrëveshje të re prej disa muajsh
Negociatat u pezulluan në verë kur Skriniar doli si objektivi kryesor i transferimeve për gjigantët e Ligue 1, PSG.
Megjithatë, Interi refuzoi të gjitha ofertat nga Parisi, duke kërkuar të paktën 70-80 milionë euro për të shitur mbrojtësin e tyre.
Sipas Sportmediaset, Interi është i bindur se do të sigurojë nënshkrimin e Skriniar në javët e ardhshme, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në klub.
Nerazzurrët do t’i ofrojnë Skriniar një marrëveshje prej 7 milionë euro në vit, sipas raportit.
Romelu Lukaku do të merrte akoma më shumë se sllovaku, por belgu është i huazuar nga Chelsea dhe mbetet të shihet nëse ai do të kthehet në Londër në qershor pas shkarkimit të Thomas Tuchel.
(Kosova Sot Online)