
U shënoi gol me akrobaci, tifozët rivalë e qerasin me birrë

Andy Delort ishte heroi i Nice, në ndeshjen kundër Ajaccio. Sulmuesi algjerian shënoi golin e fitores për skuadrën e tij.
Ai realizoi pas një lëvizjeje akrobatike dhe nuk festoi, pasi më parë ka veshur fanellën e Ajaccio.
Tifozët e skuadrës franceze, ku luan edhe mesfushorit shqiptar Qazim Laçi, ia kthyen respektin Delort pas ndeshjes.
Algjeriani është fotografuar me një grup tifozësh, teksa konsumon edhe një birrë me ta.
(Kosova Sot Online)