Roma fiton ndaj Empolit, shkëlqen Dybala

  • A.P /
  • 12 September 2022 - 23:00
Roma fiton ndaj Empolit, shkëlqen Dybala

Roma ka shënuar fitore ndaj Empolit në udhëtim me rezultat 1:2, në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

“Gjallorosët” kaluan në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes, kur Paulo Dybala realizoi një gol të bukur nga distanca.

Shifrat u barazuan në minutën e 43-të, kur Bandinelli realizoi

Në minutën e 71-të, Tammy Abraham pranoi një pasim të mirë nga Dybala për ta rikthyer epërsinë e mysafirëve.

Gjashtë minuta më vonë, Roma fitoi penallti, por Pellegrini e goditi shtyllën.

Në minutën e 87-të, Akpa pas një ndërhyrjeje tejet të ashpër u ndëshkua me karton direkt të kuq.

Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e pestë, një pikë më pak se vendi i parë.

Në anën tjetër Empoli mbetet i 16-ti me katër pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)