Dinamo e meritoi fitoren kundër Chelsea

  • A.P /
  • 13 September 2022 - 16:52
Dinamo e meritoi fitoren kundër Chelsea

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ia ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij së Dinamo Zagreb “ka fituar me meritë kundër Chelsea” dhe beson që Charles De Ketelaere mund të luajë edhe si 9-sh fals në sulm

Kuqezinjtë i presin kroatët për ndeshjen e dytë nesër në Grupin E në kuadër të ndeshjes së dytë të Ligës së Kampionëve.

Ata barazuan me RB Salzburgun në debutim në Ligën e Kampionëve për këtë sezon javën e kaluar, derisa Dinamo e mposhti Chelsean në Zagreb, gjë që shkaktoi shkarkimin e Thomas Tuchel.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, por ende nuk kam vendosur. Sezonin e kaluar, ne morëm fitoren e parë në ndeshjen e parafundit, madje mund të kualifikoheshim më tutje nëse do ta mposhtnim Liverpoolin”, citohet të këtë thënë Pioli nga Milannews gjatë konferencës për shtyp.

“Nesër ne mund të jemi në krye të grupit me një fitore. Ne e kemi këtë mundësi, por do të jetë vështirë për shkak se Dinamo e meritoi fitoren në ndeshjen e parë kundër Chelsea”.

“Nëse ne luajmë në nivel të lart, ne kemi mundësi të mirë për të fituar si në Itali ashtu edhe në Europë. Në Sassuolo, ne nuk luajtëm në nivelin tonë dhe ne nuk fituam. Nesër, ne duhet të luajmë sa më mirë”.

Ante Rebic dhe Divock Origi vazhdojnë të jenë jashtë formacionit për shkak të lëndimeve, por Rade Krunic është kthyer, derisa Yacine Adli nuk është i gatshëm pasi që ai nuk është përfshirë në listën për ndeshje të Ligës së Kampionëve.

“E zgjedhi Milanin më të mirë për çdo ndeshje. Skuadra është mirë, por në Ligën e Kampionëve ne kemi një listë më të vogël në dispozicion. Ante Rebic dhe Divock Origi nuk do të jenë këtu, Rade Krinic është rikuperuar. Nesër ne do të luajmë me një determinim absolut”, tha Pioli.

A është ai i shqetësuar për lëndimin e Origit?

“Jo i shqetësuar por me vjen keq. Ai është një lojtar që ne e dëshirojmë fuqishëm në skuadrën tonë dhe shpresoj që do të kthehet pas ndeshjeve të Kombëtareve”.

“Ne duhet ta japim tërë potencialin tonë në çdo ndeshje. Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme, por nuk është vëndimtare për shkak se kanë mbetur edhe shumë ndeshje të tjera. Por, ne e dimë që është një ndeshje e rëndësishme dhe ne do ta përgatisim mirë”.

(Kosova Sot Online)