
Ky ishte reagimi i Pep Guardiolës kur mësoi se ka fituar garën për ta transferuar Haaland

Pep Guardiola ka bërë humor me reagimin e tij kur ishte informuar së Manchester City e ka fituar garën për të nënshkruar me Erling Haaland
Çdo top klub në Europë kishin shprehur interesimin për sulmuesin norvegjez, por kampionët e Premier Ligës e fituan garën duke nënshkruar me Haaland pasi që kishin paguar afër 60 milionë euro të Borussia Dortmund për të.
“Txiki Begiristain me tregoi mua dhe unë thashë dy fjalë: Okay, mirë, çfarë të thosha tjetër? Ne kishim një sulmues të jashtëzakonshëm në ekip, Gabriel Jesu. Por ne patëm mundësi ta sjellim Erling këtu, kështu që pse jo?”.
City ende nuk ka pasur sukses në Ligën e Kampionëve por Guardiola ka hedhur poshtë mendimet së golat e Haaland do ta bëjnë dallimin këtë sezon. “Nuk jam në gjendje ta njoh këtë”, shtoi ai.
Haaland është lojtari i parë ndonjëherë që ka arritur të shënojë 25 gola në 20 ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Haaland do të përballet me ish klubin e tij, Borussia Dortmund, për herë të parë në Ligën e Kampionëve prej të mërkurës ku ai shënoi dy gola nga katër sa i shënoi City kundër Sevillas në ndeshjen e parë.
(Kosova Sot Online)