Tottenham synon fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 13 September 2022 - 18:01
Tottenham synon fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve

Tottenham Hotspurs arriti fitore shumë të vështirë javën e kaluar kundër Marseille në Londër, kurse sonte ata do të përballën me një tjetër skuadër që mund të jetë e krahasuar me ta, atë të Sporting Lisbonës.

Spurs qysh nga fillimi i kësaj ndeshje kanë startuar me Harry Kane, Min Son e Richarlison në sulm.

Anglezët janë në vendin e dytë të grupit D, në të cilin janë edhe Marseille dhe Eintracht Frankfurft.

Kurse kundërshtarët e tyre, Sporting Lisbona janë në vendin e parë pasi që arritën ta mundin Eintrachtin në Frankfurt me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë. 

(Kosova Sot Online)