Salernitana e gatshme për ta “përsëritur” lojën kundër Juventusit pas gabimeve të VAR

  • A.P /
  • 13 September 2022 - 19:00
Salernitana e gatshme për ta “përsëritur” lojën kundër Juventusit pas gabimeve të VAR

Pas barazimit kontrovers 2-2 në ndeshjen Salerinitana – Juventus, e ku Bardhezinjtë patën një gol të anuluar padrejtësisht nga VAR, Presidenti i Salernitanas, Danilo Iervolino i ka ofruar “përsëritje” të ndeshjes Series A.

Juve luftoi shumë për të barazuar pasi që po humbiste 2-0, por Arkadiusz Milik shënoi në minutat shtesë për 3-2, por që goli u anulua nga VAR.

Leonardo Bonucci u tha së ishte offside, por vetëm për shkak se kamerat që ishin në dispozicion të VAR nuk e kapën Antonio Candrevan që ishte afër flamurit të rivënies nga këndi.

Ky nuk llogaritet si një “gabim teknik” që do të lejonte përsëritjen e ndeshjes.

Pavarësisht kësaj, Presidenti i Salernitanas, Iervolino e ka ofruar përsëritjen për ta përmirësuar gabimin.

“Nëse Bardhezinjtë dëshirojnë përsëritjen e ndeshjes, kjo nuk është fare problem për ne”, tha ai për Radio Kiss Kiss.

(Kosova Sot Online)