Stam: Gjatësia e Martinez nuk është problem për United

  • A.P /
  • 13 September 2022 - 19:03
Stam: Gjatësia e Martinez nuk është problem për United

Stam: Gjatësia e Martinez nuk është problem për United

Gjatësia e Lisandro Martinez ka dominuar debatet pas transferimit të tij në Manchester United, por Jaap Stam beson se aftësitë e tjera të tij kanë bërë që kjo gjë të jetë irelevante

Shumë pyetje janë bërë për aftësitë e Martinez që të ndalë sulmuesit e Premier Ligës, pasi që dihet së mbrojtësi argjentinas nuk është i gjatë me trup. 24 vjeçari ka qenë në gjendje që ta lërë këtë – bashkë me Manchester United – pas shpine pas fillimit të dobët të sezonit dhe e ka etabuluar vetën në zemrën e mbrojtjes së “Djajve të kuq”.

Pasi që kishte parë shumë Martinez në Holandë, Jaap Stam kurrë nuk kishte frikë që gjatësia e tij do të jetë problem. “Ai është lojtar i mirë. E kam ditur se më të shkuar në Britani njerëzit atje do të flisnin për gjatësinë e tij. Kjo mund të jetë problem për një mbrojtës, duke mos qenë aq i gjatë, por ai ka treguar kualitetet e tij këtu në Holandë dhe në Ligën e Kampionëve”.

“Në mbrojtje, ai është shumë agresiv, një gjë që ai ka nevojë të jetë i vetëdijshëm për kundërshtarët e tij, të mos zihet keq apo të jetë shumë agresivë por kjo është një gjë që ua mëson Premier Liga dhe ajo çfarë ju mësoni kur luani kundër skuadrave të mëdha, lojtarëve më të mirë me çfarë ai është mësuar në Holandë dhe me një menyrë tjetër loje në Angli”, tha ai për SportBible.

Duke qenë pjesë e skuadrës që humbi dy ndeshjet e para të Premier Ligës, Martinez ishte shpesh pjesë e kritikave në fillim të sezonit. Por, ai ka luajtur një rol kyç në një mini-ringjallje të Manchester United dhe ka qenë në gjendje t’i tregojë aftësitë e tij gjatë këtij procesi.

Çelësi për Martinez dhe tërë mbrojtjen e Old Trafford është ruajtja e nivelit të paraqitjes në mënyrë që ata të kthehen në Ligën e Kampionëve. Ata mund ta bëjnë këtë, megjithatë, duhet të presin deri pas ndeshjeve të Kombëtarëve kur ata fillojnë ndeshjet në Premier Ligë, pasi që edhe ndeshja për këtë javë kundër Leeds është shtyrë

(Kosova Sot Online)