Gjithçka gati për derbin europian Bayern – Barcelona
Janë publikuar formacionet zyrtare për kryendeshjen e Ligës së Kampionëve në mes të Bayern Munchen – Barcelona
Robert Lewandowski është kthyer në Allianz Arena por me një fanellë tjetër, jo atë të ekipit bavarez me të cilët theu çdo rekord të mundshëm në Europë.
Polaku sonte ka startuar nga fillimi në këtë ndeshje ku në sulm është bashkë me Dembelen dhe Raphinhan.
Mane në anën tjetër ka startuar për Bayernin e ku ai do të ndihmohet në vijën e sulmit të kampionit gjerman nga Musiala dhe Leroy Sane.
(Kosova Sot Online)
