Mbappe: Do të ishte mirë ta fitojmë Ligën e Kampionëve me PSG

  • A.P /
  • 14 September 2022 - 17:14
Mbappe: Do të ishte mirë ta fitojmë Ligën e Kampionëve me PSG

Mbappe ka thënë se fitimi i Ligës së Kampionëve me PSG do ta bënte këtë gjë më speciale se ta fitosh me ndonjë klub tjetër

Kylian Mbappe ndjen se do të ishte shumë më mirë dhe më speciale që ta fitoni Ligën e Kamionëve me PSG së me ndonjë klub tjetër.

Francezi ka reflektuar për het trikun e tij në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës në 1/8 e finales më 2020/21 dhe mendon se ky ishte një moment kyç në karrierën e tij që i ndihmoi atij që të arrinte një nivel tjetër. Pavarësisht së ishte në një formë të shkëlqyeshme atë sezon, ai nuk arritur që ta udhëhiqte PSG që ta merrte trofeun europian dhe dëshiron që ta arrijë këtë gjatë këtyre viteve me skuadrën nga kryeqyteti francez.

“Eca nga të qenit lojtar i mirë në një lojtar shumë të mirë. Ajo natë ku unë arrita që të shënoj një het-trik në Camp Nou ishte diçka speciale dhe sinqerisht isha krenar për shkak se luajta më shumë personalitet, gjë të cilën e them gjithmonë”, ka thënë ai për faqen e klubit.

“Do të ishte speciale që ta fitojë këtu në Paris. Fitorja e Ligës së Kampionëve, kudo që je dhe çfarëdo që të bësh, është ta fitosh Ligën e Kampionëve. Por, natyrisht, për mua, ta fitoj atë në Paris do të ishte momenti më i mirë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)