Drita e ka mposhtur Gjilanin në derbin lokal

  • A.P /
  • 14 September 2022 - 17:18
Drita e ka mposhtur Gjilanin në derbin lokal

Drita e ka mposhtur Gjilanin në derbin lokal me rezultat të thellë 4-1. Simonovski (44’, 45+6’ dhe 68’) shënoi het-rik për Dritën. Blend Baftiu (37’) ishte realizator tjetër për Dritën, që shënoi golin e parë për Intelektualët. Për Gjilanin golin e vetëm e shënoi Zabërgja (79’)

Drita e ka deklasuar me rezultat 4-1 Gjilanin, në derbin lokal që u zhvillua pa shikues në Gjilan.

Pjesa e parë i takoi tërësisht Intelektualëve të cilët dominuan edhe me gola edhe me raste të shënimit.

Blend Baftiu theu për herë të parë mbrojtjen e Gjilanit për të shënuar një gol të bukur në minutën e 37-të të ndeshjes.

Në fund të pjesës së Parë, Drita do të shënonte edhe dy gola.

Realizator i të dyjave ishte Marko Simonovski. Golin e parë ai e shënoi në minutën e 44-të kurse goli i dytë erdhi në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë, Drita ishin më të mirë, pavarësisht së Gjilani bënte presion më shumë në mbrojtjen e Dritës.

Simonovski do ta realizonte het-trikun duke shënuar gol në minutën e 68-të të ndeshjes.

Krejt çfarë bëri Drita ishte një gol që ata e realizuan në minutën e 79-të me anë të Zabërgjës.

Pas kësaj fitoreje, Drita kalon në vendin e parë me 14 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e dytë.

Në rrethin e tetë të Albi Superligës së Kosovës, Drita do të jetë mysafire e Malishevës kurse Gjilani luan në shtëpi kundër Llapit. 

(Kosova Sot Online)