Zaniolo: Të gjithë thonë së unë do largohem nga Roma

  • A.P /
  • 14 September 2022 - 18:18
Zaniolo: Të gjithë thonë së unë do largohem nga Roma

Nicolo Zaniolo është shprehur i emocionuar se do të kthehet në fushë në ndeshjen kundër HJK Helsinki pas lëndimit të krahut të tij, si dhe të ardhmen e tij të pasigurt në Romë, për të cilën u flit gjatë verës

Sulmuesi 23 vjeçar ishte lidhur me një largim nga kryeqyteti italian në muajt e fundit, me disa raporte që thonin se Juventus e dëshiron atë domosdo në skuadrën e tyre. Pavarësisht kësaj pasigurie, Zaniolo qëndroi në Romë, duke u bërë pjesë e pandashme e skuadrës së Jose Mourinhos.

Duke folur në konferencën për shtyp, Zaniolo ka folur fillimisht së pse rikuperimi nga lëndimi në krah ishte i vështirë.

“Kurrë nuk është mirë të jesh jashtë, është një përvojë që ju duket e padrejtë. Me krah të lënduar unë mund të stërvitja, mund të bëjë gjithçka pos rrëzimit. Trajneri më kërkoj që të jem gati dhe jam ndier që jam gati kundër Empolit”.

Ai e ka lënë pas verën, ku vazhdimisht u lidh me një largim nga Roma.

“Nuk ishte një verë e jashtëzakonshme për mua, gjithmonë thonë se do të largohem por unë pastaj qëndroj, këto janë spekulime dhe mendime që ju keni”.

“Ende kam një vit e gjysmë kontratë me këtë klub, por nuk dëshiroj të flas tani për këtë gjë për shkak se jemi të fokusuar që të luajmë kundër HJK Helsinki dhe Atalanta këtë javë dhe unë jam i fokusuar tek këto dy ndeshje tani”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)