
PSG planifikon ta transferojë Skriniarin në janar

Raportet nga Franca thonë së Paris Saint-Germain janë duke punuar për një transferim në janar të MIlan Skriniar, kontra e të cilit me Interin i skadon vitin e ardhshëm
Mbrojtësi sllovak që ka 27 vjet ishte në qendër të spekulimeve për transfer në Francë gjatë verës, me gjigantët francez të cilët janë këmbëngulës për nënshkrimin e tij. Interi ka refuzuar të gjitha ofertat nga PSG, duke kërkuar së paku 70-80 milionë euro për Skriniar dhe në fund arritën ta mbajnë atë.
Me më pak se një vit në kontratën e tij, ata janë duke kërkuar që të nënshkrojnë një kontratë të re, por gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta.
L’Equipe ka dhënë detaje së si këshilltari i PSG-së, Luis Campos është duke punuar për një ofertë të re funksionale për Skriniar në janar, duke marrë avantazh edhe atë se kontrata e tij është afër skadimit. Lëndimi i Presnel Kimpembe ka bindur edhe më shumë skuadrën nga Ligue 1 që ta transferojë sllovakun.
Interi janë duke shpresuar për një kontratë të re me Skriniar nga e cila ai do të fitonte 7 milionë euro në sezon, por lojtari ishte i dyshimtë kur u pyet për të ardhmen e tij në një konferencë për shtyp këtë javë. “Nuk dëshiroj të flas për të ardhmen dhe kontratën time, nuk mendoj se është vendi dhe koha e duhur”, aht ai.
Një marrëveshje e re për një kontratë do ta largonte nga gara PSG, por tani Zikaltrit do të përballen me presion nga skuadra franceze nëse nuk arrin që të nënshkruajnë kontratë më të.
(Kosova Sot Online)