Trepça ‘89 dhe Ferizaj barazojnë, Drenica fiton në Klinë

  • A.P /
  • 15 September 2022 - 17:14
Trepça ‘89 dhe Ferizaj barazojnë, Drenica fiton në Klinë

Kanë përfunduar dy ndeshjet në Albi Superligën e Kosovës në mes të Trepça ‘89 – Ferizaj dhe Dukagjini – Drenica. Trepça ‘89 – Ferizaj kanë barazuar me rezultat 1-1 kurse Dukagjini – Drenica ka përfunduar me rezultat 1-2 në të mirë të drenicasve.

Trepça ’89 – Ferizaji 1-1

Trepça ’89 dhe Ferizaji kanë ndarë pikët në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Pjesa e parë ka përfunduar pa gola 0-0 kurse në pjesën e dytë janë shënuar të dy golat. Goli i parë u shënua nga Drilon Sadiku i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e mitrovicasve për të shënuar gol në minutën e 81-të.

Trepça do të barazonte në fund të ndeshjes pas një ndërprerje ku shënoi Gashi. Në fund, Ferizaj mbeti me një lojtar më pak pasi që Orana u ndëshkua me karton të kuq. Në vikend Trepça ’89 luan kundër Dukagjinit kurse Ferizaji kundër kampionit, Ballkani.

Dukagjini – Drenica 1-2

Drenica e ka mposhtur Dukagjinin në Klinë me rezultat 1-2. Drenica i shënoi të dy golat në pjesën e parë. Bintsoukas shënoi golin e parë në minutën e 12-të kurse në minutën e 39 rezultatin e dyfishoi Vojvoda. Dukagjini shënoi me të filluar pjesa e parë ku nga penalltia shënoi Otto John në minutën e 49. Rasti i fundit në këtë ndeshje ishte në minutat e fundit kur Dukagjini goditi shtyllën. Dukagjini do të luan si mysafir i Trepçës ’89 në vikend kurse Drenica pret në shtëpi Prishtinën.

(Kosova Sot Online)