
Fillon pjesa e dytë – Forca Ballkani

Ballkani bëri një pjesë të parë të mirë, por në fund e gjeti vetën në disavantazh ndaj Slavias për shkak edhe të reagimit të dobët në mbrojtje. Stivi Frashëri (26’ autogol), Olayinka (34’) dhe Masopust (41) shënuan për Slavian kurse Ballkani dy herë kaloi në epërsi me golat e Ermal Krasniqit (23’) dhe Korenica (29’)
Ballkani do ta nisë pjesën e dytë në disavantazh ndaj Slavias në stadiumin Eden të Pragës.
Në pjesën e parë, Ballkani dy herë kaloi në epërsi por reagimet e dobëta në mbrojtje bën që suharekasit të pësojnë tre gola.
Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica shënuan për Ballkanin, në dy tentime që përfunduan në gol të Slavias
(Kosova Sot Online)