
Cena e fiton medaljen e bronztë në Europianin e Juniorëve

Dardan Cena ka arritur që ta fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të juniorëve
Dardan Cena është stolisur me medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të juniorëve, i cili është duke u mbajtur në Pragë të Republikës së Çekisë, në kategorinë -73 kg.
“Shpresa jone olimpike 2022, arriti suksesin më të madh në karrierën e tij. Ai fitoi pesë luftëra”, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës në faqen e tyre në Facebook.
Dardani në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesin nga Estonia, Artemi Larionov.
Në xhiron e dytë Cena mposhti me Ippon ukrainasin, Anton Shuhalieiev.
Dardani në ndeshjen e tretë mposhti me Wazaari sllovenin, Nace Herkovic.
Në çerekfinale garuesi ynë humbi me Ippon nga garuesi i Hungarisë, Daniel Szegedi.
Pas asaj ndeshje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku në ndeshjen e parë të repasazhit mposhti me Ippon vendasin, Petr Mlady.
Cena për medalje të bronztë mposhti hungarezin, Gergely Adorjani.
(Kosova Sot Online)