Çfarë supergoli ka shënuar Endri Çekiçi

  • A.P /
  • 16 September 2022 - 19:28
Çfarë supergoli ka shënuar Endri Çekiçi

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë që luan për Konyaspor është duke treguar formë të lartë në Super Lig të Turqisë

Çekiçi zakonisht shënon gola spektakular dhe i tillë ishte edhe goli që ai shënoi sonte.

Goli erdhi në minutën e 15 dhe ishte nga një largësi prej afër 30 metra.

Çekiçi bën një goditje të fuqishme e ku topi përfundon në këndin e majtë të portierit Muslera.

Kujtojmë së rezultati momentalisht është 1-1 në ndeshjen Galatasaray-Konyaspor.

Të Galatasaray nuk ka startuar Milot Rashica, i cili po e shikon ndeshjen nga banka, kurse përpos Çekiçit për Konyan ka startuar edhe Zymber Bytyqi. 

(Kosova Sot Online)