Xavi: Problemi me Ansu Fatin nuk është problem mendor

  • A.P /
  • 16 September 2022 - 19:41
Xavi: Problemi me Ansu Fatin nuk është problem mendor

Xavi po ashtu është shprehur i lumtur me rinovimin e kontratës së Gavit

Xavi Hernandez ka ritheksuar se ai nuk dëshiron që ta rikthejë me forcë Ansu Fatin në formacion startues për shkak se ai mund të këtë përsëri lëndime.

Barcelona po tregohet e kujdesshme me sulmuesin e tyre të jashtëzakonshëm, i cili ka luajtur shtatë ndeshje nga banka por ende nuk ka startuar në ndonjë prej tyre.

“Ai është mirë”, tha Xavi në konferencën për shtyp të shtunën para ndeshjes me Elche.

“Ne po e ndjekim më të një plan të kujdesshëm. Këto mendimi që ai ka po i kushtojnë pak, por ne po ia dalim mirë. Në San Sebastian, ai bëri dallimin dhe ai do të startojë edhe në 11-she. Ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne”.

“Ne duhet ta rrisim ritmin, por pak nga pak. Është një situatë e vështirë të menaxhohet për shkak se ai nuk ka luajtur për një kohë të gjatë dhe që të këtë ritëm dhe intensitet duhet kohë por po ashtu edhe maturi e kujdes”.

Vitin e kaluar ne e kthyem shpejt atë në fushë dhe ai pësoi lëndim edhe më të rëndë, por ai do të startojë përsëri. Më pëlqen ai dhe me motivon edhe kur është në 11-she. Nuk është problem mendor”.

“Ai është mirë. Kam folur më të shtatë apo tetë ditë më parë. I kam treguar ku jemi ne dhe e bëra të fliste. Kam takime të rregullta me të gjithë lojtarët”.

“Ne jemi shumë të afërt më të gjithë, por sidomos me Ansu për shkak se ai është një rast special. Lëndimet harrohet, ai duhet të jetë 100 për qind në formë dhe ne do ta shohim edhe si do ta përballojë edhe ai garën. 

(Kosova Sot Online)