
Mesfushori i Arsenalit bëhet futbollisti më i ri në histori që debuton në Premierligë

Ethan Nwaneri është bërë futbollisti më i ri që luan në një ndeshje të Premierligës.
Talenti i ri u përfshi sot te skuadra e Arsenalit, në ndeshjen ndaj Brentfordit në kuadër të javës së tetë, pasi Martin Odeegard mungoi shkaku i lëndimit
“Topçinjtë” e fituan këtë ndeshje me rezultatin 0:3, teksa Mikel Arteta i dha mundësinë edhe Nwanerit që të regjistroj paraqitjen e parë.
Kështu, mesfushori anglez u bë futbollisti më i ri në moshë që debuton në elitën e futbollit anglez.
Ai bëri debutimin e tij në ekipin e parë për Arsenalin në moshën 15 vjeç e 181 ditë.
Ethan Nwaneri hyri në ndeshje në minutat shtesë, si zëvendësues i Fabio Vieiras.
(Kosova Sot Online)