Drenica fiton me përmbysje ndaj Prishtinës

  • A.P /
  • 18 September 2022 - 16:58
Drenica fiton me përmbysje ndaj Prishtinës

Drenica ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Albi Superligën e Kosovës në futboll dhe të tretën për këtë sezon.

Skuadra nga Skenderaj fitoi sot me përmbysje ndaj Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” përfundoi me rezultatin 2:1.

Skuadra kryeqytetase kaloi e para në epërsi, pas golit të shënuar nga Genc Hamiti (52’).


Por, vendasit përmbysen gjithçka falë golave të shënuar nga Zenel Gavazaj (76’) dhe Armend Abazi (85’).

Drenica pas kësaj fitore ka 11 pikë dhe renditet e katërta në tabelë, me pikë të njëjta me Prishtinën që është e treta. 

(Kosova Sot Online)