Tabela në Superligë pas javës së tetë

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 17:17
Tabela në Superligë pas javës së tetë

Me ndeshjen e zhvilluar sot mes Ferizajt dhe Ballkanit, u përmbyll edhe java e tetë në Albi Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra kampione në fuqi u rikthye te fitorja, pasi shënoi fitore të pastër me rezultatin 0:3

Drita është skuadra e vetme në elitën e futbollit kosovar, që ende nuk e ka shijuar humbjen këtë sezon.

Pavarësisht se kanë një ndeshje më pak, “Intelektualët” janë liderë në tabelë me 17 pikë. Pas tyre renditet rivali lokal, Gjilani, me 14 pikë.

Ballkani, që shkaku i ndeshjeve në Ligën e Konferencës ka më së paku ndeshje të zhvilluara deri më tani, renditet i treti me 12 pikë.

Në dy pozitat e fundit janë Ferizaj dhe Dukagjini, me këtë të fundit që ende nuk ka regjistruar fitore.

Tabela pas javës së 8:

Image

(Kosova Sot Online)