Shqipëria aranzhon ndeshje miqësore me Italinë

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 19:50
Shqipëria aranzhon ndeshje miqësore me Italinë

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore luksi kundër kampionëve të Evropës, Italisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”

Kjo miqësore ndaj “Azzurrëve” është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë dhe e dyta në gjithë bilancin, pas asaj miqësore të luajtur më 18 nëntor 2014 në Genova, ku Italia triumfoi 1-0 me golin e Okaka.

Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur gjithashtu se është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për datën 19 nëntor.

Kujtojmë se “Kuqezinjtë” do të zhvillojnë dhe një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor të këtij viti. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Abu Dabit të Emiratet e Bashkuara Arabe.

(Kosova Sot Online)