Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës e kujton golin historik

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 21:49
Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës e kujton golin historik

Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës ka rikujtuar golin historik të Ballkanit në këtë garë.

Më 8 shtator, kampioni i Kosovës luajti kundër Clujit në stadiumin “Fadil Vokrri”, që ishte ndeshja e parë në kuadër të Grupit G 

Ndeshja ishte mbyllur me rezultatin 1:1, teksa golin e parë dhe historik të Ballkanit në këtë garë e kishte shënuar Armend Thaqi.

Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës ka rikujtuar edhe njëherë këtë gol, duke e shpërndarë atë në “Twitter”.

Kujtojmë se skuadra e drejtuar nga Ilir Daja pësoi humbje pastaj si mysafire te Slavia Prague 3:2, në ndeshjen e dytë në grup.

Pas dy ndeshjeve, Ballkani renditet i treti në grup me një pikë, aq sa ka edhe Cluji si i fundit. Slavia Prague dhe Sivasspori ndajnë pozitat e para me nga katër pikë.

Skuadra nga Suhareka ndeshjen e radhës do ta luajë në udhëtim te Sivasspori, më 6 tetor.

(Kosova Sot Online)