Bashkimi shkëput kontratën me Devonte Lacy

  • A.P /
  • 20 September 2022 - 22:53
Bashkimi shkëput kontratën me Devonte Lacy

Devonte Lacy nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit.

Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të martë se ka ndërprerë bashkëpunimin me amerikanin.

Shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Lacy erdhi si përforcim në “Sezai Surroi”, por duket se ai nuk ka bindur drejtuesit e klubit pas dy xhirove të zhvilluara.

Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi:

“Faleminderit Devonte Lacy!

KB Bashkimi me marrëveshje dy palëshe ka shkëputur bashkëpunimin me lojtarin Devonte Lacy. Lojtarin në fjalë e falenderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”. 

(Kosova Sot Online)