“Është privilegj të luash me Messin, Neymarin e Mbappen”

  • A.P /
  • 21 September 2022 - 15:44
“Është privilegj të luash me Messin, Neymarin e Mbappen”

Fabian Ruiz ndihet i privilegjuar që iu dha mundësia të luajë me yjet e futbollit botëror si Lionel Messi, Kylian Mbappe e Neymar.

Ish-futbollisti i Napolit i ka treguar ndjenjat e tij pasi u takua me ta, qëndroi bashku me ta dhe pasi luajti së bashku me ta

“Në fillim, është impresionuese t’i shohësh lojtarët më të mirë së bashku, duke e ditur se do të ndërrohesh me ta, do të jetosh me ta çdo ditë. Është një privilegj. Mirëpo, në të njëjtën kohë, ata janë djelmosha normal. Ata ma kanë dhënë lirinë totale, deklaroi futbollisti spanjoll për mediumin “El Pais”.

“Nëse e shoh mundësinë që të gjuaj, do të gjuaj drejt portës, njëjtë siç kam bërë edhe në të kaluarën. Nëse duhet të pasoj, e pasoj topin. Nuk është diçka që duhet ta ndryshosh varësisht se kush luan. Unë do të mundohem të vazhdojë të kontribuoj në atë mënyrë që skuadra të mund të rritet dhe zhvillohet”, vazhdoi 26 vjeçari, i cili iu bashkua Paris Saint-Germainit gjatë kësaj vere nga Napoli.

(Kosova Sot Online)