
Ronaldo: Dua të luaj në EURO 2024

Pavarësisht vështirësive të kohëve të fundit, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të luajturit. Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi portugez, duke thënë se ndonëse është moshën 37-vjeçare synon të vazhdojë karrierën të paktën deri në Euro 2024.
Udhëtimi im nuk ka përfunduar ende”- tha CR7, i cili mori çmimin “Quinas de Ouro” si golashënuesi më i mirë, i dhënë nga Federata Portugeze e Futbollit.
“Dua të jem i pranishëm në Kampionatin Botëror 2022 dhe në Kampionatin Europian 2024. Ndihem shumë i motivuar. Ambicia ime është e madhe”-shtoi ai.
(Kosova Sot Online)