Latifi shënon fitore ndaj rusit Oleinik në UFC

  • A.P /
  • 02 October 2022 - 13:22
Latifi shënon fitore ndaj rusit Oleinik në UFC

Të shtunën mbrëma, në Las Vegas, Ilir Latifi shënoi fitore kundër Aleksei Oleinik, në kategorinë e rëndë UFC-së.

Luftëtari nga Kosova përballë rusit fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve

Përballja zgjati tre raunde, teksa në fund rezultatet e të tre gjyqtarëve ishin të njëjta – 30:27.

Për 39-vjeçarin, i cili përfaqëson shtetin e Suedisë, ishte kjo fitorja e 17-të në artet marciale, krahas tetë humbjeve e një barazimi.

Ndërkaq, 45-vjeçari Oleinik, që ka përvojë të madhe në këto gara, ka bilanc prej 60 fitoreve, 17 humbjeve dhe një barazimi.

(Kosova Sot Online)