Ballkani fiton me rezultat të pastër ndaj Gjilanit

  • A.P /
  • 02 October 2022 - 15:12
Ballkani fiton me rezultat të pastër ndaj Gjilanit

Ballkani ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës, si dhe të gjashtën nga shtatë ndeshje.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar për këtë sezon në Suharekë, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja mposhti Gjilanin. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e nëntë

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:0, teksa vlen të përmendet se kjo ishte humbje e tretë për gjilanasit dhe ndeshja e katërt radhazi pa fitore, krahas një barazimi të regjistruar më herët.

Nga një gol u shënuan në të dy pjesët e kësaj ndeshje. Arbër Prekazi me një autogol në fund të 45 minutave të parë, e dërgoi Ballkanin në pushim me epërsi minimale.

Meriton Korenica, me golin e shënuar në minutën e 88-të, e vulosi fitoren e kampionëve të Kosovës.

Ballkani pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me tri pikë më pak se skuadra lidere, Drita, por skuadra nga Suhareka ka dy ndeshje më pak.

Kurse, Gjilani mbetet me 14 pikë në pozitën e tretë. 

(Kosova Sot Online)