Granit Xhaka, lojtari i muajit te Arsenali

  • A.P /
  • 03 October 2022 - 19:55
Granit Xhaka, lojtari i muajit te Arsenali

Granit Xhaka është zgjedhur lojtari më i mirë te Arsenali për muajin shtator.

Klubi londinez njoftoi këtë të hënë se mesfushori nga Kosova mori 83% të votave nga fansat

Arsenali zhvilloi tri ndeshje gjatë muajit shtator dhe Xhaka luajti për 90 minuta në secilën prej tyre.

Reprezentuesi i Zvicrës ishte kapitën në fitoren 1:2 të “Topçinjëve” në udhëtim te Zurichi në Ligën e Evropës, para se të regjistronte pastaj një asistim në fitoren 0:3 si mysafirë te Brentfordi në Premierligë.

Xhaka ishte i plotë edhe në humbjen kundër Manchester Unitedit, që është ende humbja e vetme për Arsenalin këtë sezon.

Në garën për çmimin “Lojtari i Muajit”, Granit Xhaka mposhti Gabriel Jesusin, që u rendit i dyti me 8% të votave, dhe Bukayo Sakan, që doli i treti me 6%.

(Kosova Sot Online)