
Gjyqtarët nga Spanja do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Sivasspor – Ballkani

Të enjten, më 6 tetor, Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e tretë në Grupin G të Ligës së Konferencës.
Kampionët e Kosovës do të përballen me Sivassporin
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 18:45, në stadiumin “Yeni 4 Eylul”.
UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje. Katërshja e gjyqtarëve vijnë nga Spanja.
Jose Luis Munuera do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Inigo Prieto dhe Antonio Ramon Martinez Moreno, do të jenë asistentët e tij.
Jorge Figueroa Vazques është caktuar si gjyqtar i katërt.
(Kosova Sot Online)