
Brunati: Messi do të jetë lojtar i Barcelonës

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë ende shumë e përfolur.
Derisa raportohet se Paris Saint-Germaini po përgatit kontratën e re për argjentinasin, ai është i lidhur edhe me një rikthim te Barcelona
Më herët ishte raportuar nga mediat spanjolle se Messi do të rikthehet në “Camp Nou” pas përfundimit të sezonit aktual, për të luajtur nën urdhrat e trajnerit, Xavi.
Tani, gazetarja nga Argjentina, Veronica Brunati, ka shtuar edhe më shumë zërat për rikthimin e 35-vjeçarit te katalunasit, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”.
“1 korrik 2023, Lionel Messi do të jetë lojtar i Barçës”, ka shkruar Brunati, pa dhënë detaje tjera.
(Kosova Sot Online)