Nis peticioni për largimin e Haaland nga Premier League

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 15:54
Nis peticioni për largimin e Haaland nga Premier League

Erling Haaland pa diskutim ka bërë që gjithë bota të thërrasë me zë të lartë emrin e tij, teksa paraqitjet e tij me Manchester City-n kanë “çmendur” tifozët.

Sulmuesi 22-vjeçar çoi në 28 numrin e golave të shënuar në Ligën e Kampionëve dhe këtë shifër e ka realizuar në vetëm 22 ndeshje të luajtura, duke pasur një mesatare prej 1.27 golash për ndeshje.

Siç duket në Angli nuk iu besojnë syve për aftësitë e norvegjezit, ndërsa është shume e çuditshme që kanë nisur një peticion për largimin e tij nga Premier League, pasi tashmë shumë tifozë kanë filluar ta quajnë 22-vjeçarin një “robot”.

(Kosova Sot Online)