Delegacioni i FC Ballkanit e viziton shtatoren e Adem Jasharit në Sivas të Turqisë

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 16:29
Delegacioni i FC Ballkanit e viziton shtatoren e Adem Jasharit në Sivas të Turqisë

Delegacioni i FC Ballkanit, së bashku me ata të Sivassporit dhe zyrtarët nga Ambasada e Kosovës në Ankara, kanë vizituar sot shtatoren e heroit dhe komandantit legjendar, Adem Jashari, që ndodhet në kampusin e Universietit të Sivasit.

Ata gjithashtu nderuan edhe Kemajl Ataturkin dhe Asim Veyselin

Klubi nga Suhareka bëri të ditur se delegacioni pastaj u prit nga sekretari i përgjithshëm i Universititetit, profesor Kadir Ozkosr, i cili e vlerësoi këtë vizitë si vëllazërore.

FC Ballkani ka falënderuar nikoqirët për mikpritjen.

Njoftimi i FC Ballkanit (pa ndërhyrje):

“Delegacioni i FC Ballkani-t së bashku me ekipin Sivasspor dhe zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Ankara, sot vizituan shtatorën e Komandantit legjendar, Adem Jasharit, që gjindet në kampusin e Universitetit të Sivas-it. Gjithashtu u nderuan edhe shtatorët e Kemajl Ataturk dhe poetit Asim Veysel.

Tutje, delegacioni ynë u prit nga sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Sivas-it, profesor Kadir Ozkösr i cili ekipit tonë i dëshiroj mirëseardhje duke ritheksuar edhe një herë që përtej futbollit, kjo është vizitë vëllazërore.

Faleminderit për mikëpritjen!”. 

(Kosova Sot Online)