
Kante i propozohet dy klubeve nga Londra

Chelsea raportohet se nuk do t’i ofrojë kontratë të re N’Golo Kantes.
Sipa “FootMercato”, nga klubi londinez nuk e kanë në plan të rinovojnë me francezin, kontrata e të cilit skadon pas përfundimit të sezonit
Në anën tjetër, Kante thuhet se është i vetëdijshëm për këtë dhe se agjentët e tij tashmë kanë filluar punën për t’i gjetur atij një klub të ri.
Gjithashtu thuhet se 31-vjeçari dëshiron që të vazhdojë qëndrimin e tij në Londër dhe për këtë arsye, ai i është propozuar dy klubeve tjera londineze, Arsenalit dhe Tottenhamit.
(Kosova Sot Online)