Goli i Messit kundër Benficas, më i miri i raundit të tretë në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 17:28
Goli i Messit kundër Benficas, më i miri i raundit të tretë në Ligën e Kampionëve

Goli i Lionel Messit është shpallur më i miri për raundin e tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Goli i argjentinasit kundër Benficas mori më së shumti vota nga tifozët.

35-vjeçari shënoi golin e vetëm të PSG-së në barazimin 1:1 me skuadrën portugeze.

Messi në këtë garë e mposhti Rafael Guerreiron e Borussia Dortmundit, Trent Alexander-Arnoldin e Liverpoolit dhe Andre Silvan e Leipzigut. 

(Kosova Sot Online)