Omonoia dhe Manchester Unitedi do të zhvillojnë sonte ndeshjen e raundit të tretë

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 17:55
Omonoia dhe Manchester Unitedi do të zhvillojnë sonte ndeshjen e raundit të tretë

Omonoia dhe Manchester Unitedi do të zhvillojnë sonte ndeshjen e raundit të tretë në Grupin E të Ligës së Evropës.

“Djajtë e Kuq” kanë regjistruar një humbje dhe një fitore nga dy ndeshjet paraprake, teksa ndodhen në pozitën e dytë në grup me 3 pikë 

Kurse, skuadra qipriote është e fundit me zero pikë pasi ka pësuar humbje në dy ndeshje radhazi.

Ndeshja mes Omonoias dhe Manchester Unitedit do të zhvillohet nga ora 18:45, në stadiumin “GSP” në Nicosia.

(Kosova Sot Online)