
Messi e konfirmon: Botërori i këtij viti do të jetë i fundit për mua

Lionel Messi ka konfirmuar se Botërori i këtij viti do të jetë i fundit për të.
Ylli argjentinas ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetarin, Sebastian Vignolo, ku mes tjerash foli edhe për Kampionatin Botëror Katar “2022”, i cili do të jetë i fundit në karrierë për të.
Ky do të jetë Botërori im i fundit. Vendimi është marrë”, tha Messi.
“Po numëroj ditët deri në Botëror. E vërteta është se ka pak ankth, duke thënë: ‘Epo, ne jemi këtu, çfarë do të ndodhë? Është e fundit, si do të shkojë?’. Nga njëra anë, mezi pres që të fillojë”, shtoi shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.