Bastoni “ngacmon” Barcelonën

  • A.P /
  • 07 October 2022 - 15:59
Bastoni “ngacmon” Barcelonën

Pas fitores në Champions ndaj Barcelonës, Inter do të ndeshet nesër kundër Sassuolos në Serie A, i cili shpesh ka qenë një mace e zezë për Interin dhe për ekipet e mëdha.

Alessandro Bastoni ka folur për “Sportmediaset” në lidhje me këtë sfidë.

“Fitorja e së martës ndaj Barcelonës ishte shumë e rëndësishme. Tani shpresojmë se do të gjejmë rrugën e duhur në suksese.

Në një farë mënyre, ndaj Sassuolos do të jetë një ndeshje më e vështirë se kundër Barcelonës, gjithashtu sepse ata janë një ekip i fortë dhe ndër vite na kanë vënë në vështirësi. Në Serie A duhet të fitojmë për të rekuperuar pikët e humbura”, është shprehur Bastoni.

(Kosova Sot Online)