
Futsall/ Ukraina – Kosova

Sonte, Kombëtarja e Kosovës në futsall do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të fazës “Main Round” në kualifikimet e Botërorit 2024.
Pas humbjes nga Holanda, “Dardanët” do të synojnë fitoren kundër Ukrainës
Ndeshja do të zhvillohet në Salaspilis të Letonisë, nga ora 18:00.
Ndeshja transmetohet në kanalin zyrtar të Federatës së Futbollit të Ukrainës në “YouTube”
Kujtojmë se Kosova dhe Ukraina janë pjesë e Grupit 11, bashkë me Holandën.
Holandezët kryesojnë në këtë grup me 3 pikë, teksa Ukraina dhe Kosova ende janë pa pikë.
(Kosova Sot Online)