Fillon shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – Sivasspor

  • A.P /
  • 07 October 2022 - 18:16
Fillon shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – Sivasspor

FC Ballkani ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës do të përballen sërish me Sivassporin, por kësaj radhe do të jenë vendas

Ndeshja do të zhvillohet më 13 tetor, nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FC Ballkani njoftoi këtë të premte se ka nisur shitja e biletave, të cilat do të mund t’i blini vetëm përmes platformës online.

Biletat për në sektorët Veri dhe Jug kushtojnë 2 euro, 5 euro ato në Lindje, 10 euro në Perëndim – kurse 40 euro në “VIP”.

Për procedurën e blerjes së biletave mund të njoftoni në postimin e publikuar nga klubi i Ballkanit. 

(Kosova Sot Online)