Dalin pamjet nga përplasja mes basketbollistëve të GSW-s, Green e grushtoi në fytyrë Poolen

  • A.P /
  • 07 October 2022 - 18:37
Dalin pamjet nga përplasja mes basketbollistëve të GSW-s, Green e grushtoi në fytyrë Poolen

Të mërkurën ndodhi një përleshje fizike mes basketbollistëve të Golden State Warriors.

Në këtë përleshje u përfshin Draymond Green dhe Jordan Poole.

“TMZ” ka publikuar sot pamjet e këtij rasti, ku Green shihet duke e goditur Poolen në fytyrë.

Nga kampionët në fuqi të NBA-s është paralajmëruar se do të ketë masa ndaj dy basketbollistëve, teksa mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi i klubit.

Kujtojmë se sezoni i rregullt 2022/23 në NBA do të fillojë më 18 tetor. 

(Kosova Sot Online)