
Ukraina – Kosova, pjesa e parë mbyllet baras

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ukrainës dhe Kosovës, në kuadër të fazës së “Main Round” në kualifikimet e Botërorit 2024.
20 minutat e parë të ndeshjes që po zhvillohet në Salaspilis të Letonisë, janë mbyllur baras, 1:1
“Dardanët” kaluan të parët në epërsi, pas golit të shënuar nga Fejza Kastrati në minutën e parë.
Ihor Cherniavskyi barazoi për ukrainasit, me golin e shënuar në minutën e 14-të.
Kujtojmë se për Kombëtaren e Kosovës në futsall është kjo ndeshja e dytë në kuadër të Grupit 11, kurse për Ukrainën e para.
Kosova në ndeshjen e parë kishte pësuar humbje nga Holanda.
(Kosova Sot Online)